Mobile Holder CR 118 - Ngjitja e pajisjes së montueshme në kruskot

background image

Ngjitja e pajisjes së
montueshme në kruskot

Nëse produkti është dhënë me një
shtresë ngjitëse, ju mund ta ngjisni
pajisjen e montueshme në kruskot.

Sigurohuni që sipërfaqja ku do të
ngjisni shtresën ngjitëse në kruskot
të jetë e rrafshët, e thatë, pa pluhur
dhe e pastër.

Hiqni fletën mbrojtëse nga ana
ngjitëse e shtresës (shihni hapin 2A)
dhe ngjisheni shtresën kundrejt
kruskotit në mënyrë që të fiksohet
në vend. Kur ta hiqni fletën mbrojtëse
nga shtresa, mos e prekni
anën ngjitëse.

Ngjisheni kupën thithëse të pajisjes së
montueshme kundrejt shtresës (2B).

Kthejeni kapësen e pajisjes së
montueshme në pozicionin
e dëshiruar (2C). Rrotullojeni unazën
e pajisjes së montueshme në drejtim
të akrepave të orës (2D) për të krijuar
një vakum midis kupës thithëse
dhe shtresës.

Për ta hequr kupën thithëse nga
shtresa, veproni në të njëjtën mënyrë
si me heqjen e kupës nga xhami
i përparmë (10, 11 dhe 12).

background image

SHQIP