Mobile Holder CR 118 - Udhëzime të përgjithshme mbi sigurinë

background image

Udhëzime të përgjithshme mbi sigurinë

Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni
duke ngarë automjetin, mbajini duart
gjithmonë të lira për ta komanduar
atë. Gjatë ngarjes së automjetit,
rëndësi parësore duhet të ketë
siguria në rrugë. Përdoreni pajisjen
e montueshme ose mbajtësen

e celularit vetëm nëse është e sigurt
të veproni kështu në të gjitha
situatat e ngarjes.

Kur të instaloni pajisjen
e montueshme ose mbajtësen
e celularit, sigurohuni që ato të mos
ndërhyjnë ose të mos pengojnë

background image

SHQIP

sistemet e drejtimit ose të frenimit
ose sisteme të tjera që përdoren
në përdorimin e një automjeti
(për shembull, jastëkët e ajrit), ose
që të mos pengojnë fushën tuaj të
pamjes gjatë ngarjes.

Kontrolloni që hapja e jastëkut të ajrit
të mos bllokohet ose të mos dëmtohet
në asnjë mënyrë.

Sigurohuni që pajisja e montueshme
ose mbajtësja e celularit të vendoset
në mënyrë të tillë që mos t’ju prekë
në rast aksidenti ose përplasjeje.

Kontrolloni rregullisht që kupa
thithëse në pjesën e poshtme të
pajisjes së montueshme të jetë
e fiksuar fort me xhamin e përparmë
ose me kruskotin, veçanërisht
nëse temperatura e ambientit
ndryshon shumë.

Mos e lini kurrë pajisjen
e montueshme brenda automjetit nën
dritën e diellit ose në nxehtësi të lartë.

Pajisja e montueshme dhe kupa
thithëse mund të dëmtohen dhe
ngjitja mund të dobësohet nëse
temperatura e brendshme kalon
+70°C (160°F).

Kur ngjisni një mbajtëse celulari,
sigurohuni që ekrani i celularit të
dallohet qartë nga përdoruesi.
Për sigurinë tuaj, vendoseni
mbajtësen në pozicion vertikal.

background image

SHQIP